Draft:Beqir Sadikaj

From Wikipedia, the free encyclopedia

Dr. sc. Beqir Sadikaj lindi me 04.07.1954 në fshatin Studenicë të Komunës së Istogut. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në gjimnazin e Istogut. Në vitin shkollor 1973/74 është regjistruar në Fakultetin Filozofik në Katedrën e Filozofisë-Sociologjisë të cilin e kreu në vitin shkollor 1976/77 me notë mesatare 9,42. Në vitin shkollor 1981/82 i ka regjistruar Studimet pasdiplomike në Universitetin e Zagrebit. Më 25 maj 1983 i mbaroi të gjitha provimet e parapara me Statutin e studimeve pasdiplomike të këtij fakulteti. Me 14 janar 1986 e ka mbrojtur temën e magjistraturës më titull: “Raporti në mes të strukturës udhëheqëse dhe vetëqeverisëse në punën e bashkuar” (që i takon lëmës së Sociologjisë së punës). Ndërsa, disertacionin e doktoraturës me temën: “Fshatarët – punëtorë në Kosovë deri në vitin 1990”, e ka mbrojtur në Fakultetin e Filozofik në katedrën Filozofi-Sociologji në Prishtinë, në maj të vitit 2000. Pas diplomimit është inkuadruar në gjimnazin e Istogut, ku ka mbajtur mësim nga lënda e Sociologjisë deri me ardhjen e tij në detyrën e asistentit për këtë lëndë në Fakultetin Juridik, në vitin shkollor 1979/80. Prej vitit 1979 i ka mbajtur ushtrimet dhe i ka udhëhequr punimet e seminarit nga Sociologji, në Fakultetin Juridik, me ç`rast u ka ndihmuar studentëve në të kuptuarit e drejtë të çështjeve të lëndës së Sociologjisë. Në vitin shkollor 1980/81 është angazhuar nga katedra e Filozofisë-Sociologjisë dhe i ka mbajtur ligjëratat dhe provimet nga Sociologjia në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë deri në vitin shkollor 1985/86. Ligjëratat nga kjo lëndë i ka mbajtur edhe në Fakultetin Teknik, në degën e Makinerisë dhe Ndërtimtarisë gjatë viteve shkollore 1982/83 dhe 1983/84. Prej vitit 1994 e deri në vitin 1998 ka mbajtur ligjërata në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës. Nga viti 2002 mban ligjëratat nga Sociologjia (tani Sociologjia ekonomike) edhe në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës deri në vitin 2019. Po nga ky vit akademik, 2002/2003 e deri në vitin 2014 ka mbajtur ligjërata në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë. Gjithashtu, nga viti 2012 deri 2019 ka qenë i angazhuar në mbajtjen e ligjëratave edhe në Universitetin ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë. Nga viti 2008 ka qenë i angazhuar në mbajtjen e ligjëratave edhe në Fakultetin Juridik të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër. Beqir Sadikaj ka qenë prodekan i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, nga viti 1998 deri në vitin 2002. Dekan i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës ka qenë dy mandate nga viti 2002 – 2006. Gjatë kohës sa ishte dekan, është angazhuar dhe ka arritur që të thellojë bashkëpunimin në mes të Fakultetit Juridik të Prishtinës dhe fakulteteve tjera juridike, si me Fakultetin Juridik të Gracit në Austri, të Utrecht-it në Holandë, të Chicago-s dhe Pittsburgh-ut në SHBA, dhe me Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës. Me të gjitha këto fakultete janë nënshkruar memorandume bashkëpunimi. Së bashku me stafin menaxhues të Fakultetit, është angazhuar dhe ka organizuar dy simpoziume shkencore ndërkombëtare. Simpoziumi i parë është mbajtur në Prishtinë me 11 dhe 12 korrik 2003, në bashkëpunimin me Fakultetin Juridik të Gracit, me temën: “Pozita juridike-politike e Kosovës sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së: Gjendja dhe perspektiva”. Simpoziumi i dytë është bashkëorganizuar nga Fakulteti Juridik i Prishtinës, Fakulteti Juridik i Chicago-Kent-it në SHBA dhe Fakulteti Juridik i Gracit, i cili është mbajtur me 16 dhe 17 prill në Chicago, me temën: “Statusi final i Kosovës: zgjidhja e nyjës gordiane”. Në vitin 2005 ka qenë Kryesues i Senatit të Universitetit të Prishtinës, ndërsa nga viti 2012, anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit për dy mandate. Tani është Profesor i rregullt dhe mbanë mësim në lëndët: Sociologji, Sociologjia e së drejtës, Filozofia e së drejtës, Komunikimi masiv dhe drejta.

Publikime dhe konferenca

Natyra e konflikteve shoqërore në shoqërinë vetëqeverisëse, përmbledhje punimesh të Fakultetit Juridik, Prishtinë 1986

Jeta dhe veprimtaria e prof.dr.Hajredin Hoxhës (1926-1987), “E Drejta” nr.1-2, 1987.
Bibliografia e punimeve shkencore të Prof.dr.Hajredin Hoxhës, “E Drejta” nr.1-2, 1987.
Shkaqet e migrimit të Rinisë fshat-qytet në Kosovë, “E Drejta”, nr.2/97.

Aspekte të përkufizimit të kategorisë sociale fshatarë-punëtorë, “E Drejta”, nr.4/97.

Shfrytëzimi i kohës së lirë  nga disa kategori shoqërore, botuar në “Vjetari 2000”, Revistë e Shoqatës së Juristëve të Kosovës.

Tekst me vlerë të veçantë, “Sociologjia” e prof.dr.Gjergj Rrapit, “E Drejta”, nr. 1-2/1998.

Shkaqet që ndikojnë në paraqitjen e ekonomive të përziera familjare e të fshatarëve-punëtorë, “E Drejta”, nr. 1-4/2000.
Origjina e ekonomive të përziera familjare dhe fshatarëve-punëtorë në Kosovë, “E Drejta”, nr.1-4/2001.
Pse fshatarët punëtorë i ruajnë pronat e tyre, “E Drejta”, nr.1-2/2002.
Trafikimi i femrave në Kosovë si formë e krimit të organizuar, kumtesë e mbajtur në Konferencën ndërkombëtare, më 12 dhe 13 dhjetor 2002, në Tiranë, organizuar nga Qendra Kërkimore Studimore për Krimin e Organizuar, dhe botuar në tekstin: “Gjendja e krimit të organizuar në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, si dhe problemet që lidhen me të” (Tiranë, 2002).
Të drejtat e studentëve kosovarë në mes infrastrukturës ligjore dhe realitetit shoqëror (bashkautor me prof.dr.Enver Hasanin), “E Drejta”, nr.1-2/2003.
Shpërndarja territoriale e fshatarëve punëtorë në Kosovë, “E Drejta”, nr.3/2003.
Motivet që ndikojnë te fshatarët punëtorë për t’u marrë me aktivitete të dyanshme, “E Drejta”, nr. 1/2004. 
Monografia “Fshatarët punëtorë në Kosovë deri në vitin 1990”, Prishtinë, 2004. 

Shkaqet që kanë ndikuar në paraqitjen e trafikimit dhe prostitucionit në Kosovë, “E Drejta”, nr.1-4/2009. Causes That Have Influenced Appearance of Trafficking and Prostitution in Kosovo, Ways of Deceist of Victims and Their Submission into Slavery, në Revistën “Beiträge zur ökonomischen und gesellschaftlichen Situation” Wien, Dezember 2009. The characteristics of prostitution in Kosovo: a sociological analysis, në Revistën “Diritto.it” Romë, 25.03.2010. http://www.diritto.it/. Sociologjia e së drejtës (tekst universitar), Prishtinë 2010. Sociologjia e përgjithshme (tekst universitar), Prishtinë 2016. Sociologjia e së drejtës (tekst universitar, botimi i dytë), Prishtinë 2021.

References[edit]

https://staff.uni-pr.edu/profile/beqirsadikaj https://www.umib.net/wp-content/uploads/2021/01/CV-Beqir-Sadikaj.pdf https://www.seeu.edu.mk/en/~b.sadikaj https://indeksonline.net/sadikaj-pas-arritjes-se-marreveshjes-me-dreshajn-e-aak-ne-do-te-sjellim-ndryshim-ne-istog/ https://lajmi.net/beqir-sadikaj-i-pdk-se-akuzon-haki-rugoven-e-ldk-se/ https://archive.koha.net/?id=27&l=80701 https://ekonomiaonline.com/veseli-qeverisja-e-pdk-se-ta-beje-istogun-qytet-te-zhvilluar/ https://lajmi.net/beqir-sadikaj-kandidat-i-pdk-se-per-istog/ https://klankosova.tv/sadikaj-i-pdk-se-ne-zgjedhim-problemet-ne-istog/ https://www.arbresh.info/lajmet/kush-jane-antaret-e-rinj-te-keshillit-drejtues-te-up-se/ https://www.botasot.info/kosova/748973/beqir-sadikaj-kandidat-i-pdk-se-per-istog/ https://ekonomiaonline.com/pdk-ne-istog-premton-900-te-punesuar-sheshin-ibrahim-rugova-e-fshat-turistik/